INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Zbuloni nëse uji me gaz e dëmton shëndetin tuaj

Zbuloni nëse uji me gaz e dëmton shëndetin tuaj

Publikuar më: 10:22 15-03-2016

Përdorimi i ujit me gaz për shumë kohë është konsideruar si i dëmshëm për organizimin, nga një grup studiuesish. Shumë prej tyre kanë hequr dorë nga përdorimi i tij për faktin se, mendonin anët negative që mund të sjellë përdorimi i tij.

Por kemi dhe një grup tjetër studiuesish, të cilët mendojnë se përdorimi i ujit të gazuar largon kalciumin nga organizmi. Por cila është e vërteta për këtë?

Në një publikim të fundit të “Time”, pesë ekspertë kanë folur për këtë dhe të gjithë ishin të mendimit se, uji mineral është mjaft i shëndetshëm për t’u konsumuar.

Ajo çka është interesante, sipas këtij botimi, është këshilla që jep njëri prej mjekëve.

Ai thotë se, uji i gazuar konsiderohet një alternativë e mirë për të gjithë ata që duan ta heqin vesin nga pijet e gazuara.

Ndërsa dy mjekët e kockave shtuan se, uji i gazuar nuk e pastron kalciumin nga kockat.

Sara Bleich, PhD, profesore e asociuar në menaxhimin e politikave shëndetësore në Shkollën e Shëndetit Publik “Johns Hopkins”, thotë se, “uji mineral është njëlloj si të pish ujë të rregullt, pra është i padëmshëm”. Kjo do të thotë që, uji mineral mund të llogaritet për konsum në përditshmëri.

Më e rëndësishmja që këshillohet nga mjekët, është kontrolli i etiketës së ujit që blen, për t’u siguruar që nuk përmban kripëra, apo ëmbëltues shtesë.

Article Logic
Execution time: 0.003464937210083