Apple po punon shumë për dizajnin e ri të iPhone 8. Gjenerata e ardhshme duket se do të ketë një ekran sa e gjithë pajisja.
Kompania e Kupertinos ka regjistruar një unmër patentah që tregojnë se është duke kërkuar për teknologji që të ketë sensorin e gjurmëve të gishtave poshtë xhamit të ekranit.
Hapi i parë në kët proces është heqja e butonit fizik të “Home”. Kjo do ti japë mundësië kompanisë të zëvendësojë këtë hapësirë me ekranin.
Deri tani Apple ka përdorur një unazë në butonin ‘Home” me një sensor me dritën e mjedisit, me një mikrofon dhe një kamera ‘selfie’ para. Për të hequr të gjitha këto, Apple do ti vendosë këto komanda në xham. Megjithatë të dhëna të reja do të vijojnë të dalin deri në publikimin zyrtar të telefonit të Apple vitin e ardhshëm.