A ka patur të drejtë Coco Chanel kur ka thënë se femrat që nuk lyhen me parfum nuk kanë të ardhme? I drejtë apo i gabuar ky mendim, askush nuk mund ta mohojë që një njeri i pastër dhe që mban erë të mirë është tërheqës në një mënyrë apo tjetër. Parfumi është tejet personal dhe si qëndron në lëkurën tuaj, nuk mund t’i qëndrojë një njeriu tjetër. Nëse ende nuk e keni gjetur aromën tuaj identifikuese pse të mos udhëhiqeni nga yjet?
Ujori
Ju jeni në kërkim të aventurave dhe kureshtja është tipari kryesor që ju karakterizon. Një aromë e freskët dhe energjike është e përkryer për ju.
Provoni: Philosophy Pure Grace Summer Surf ose Mason Margiela Beach Ëalk
Peshqit
Të ngrohtë dhe të mëshirshëm, peshqit kanë një personalitet të butë dhe tërheqës. Aromat e luleve janë të përshtatshme për ju.
Provoni: Viktok & Rolf Floëerbomb ose Tory Burch Absolu ($ 105)
Dashi
Një shpirt i fortë dhe i sigurt si ju ka nevojë për një aromë të zjarrtë. Sugjerojmë një parfum që ka nota të drunjta.
Provoni: Stella McCartney Stella oser Hermés Eau des Merveilles
Demi
Nëse do të kishte ndonjë ngjyrë që do t’ju përshkruante, ajo do të ishte e gjelbërta. Ju jeni të besueshëm dhe të qëndrueshëm. Një aromë e freskët do t’ju mbajë të përqëndruar.
Provoni: Diptyque Philosykos ose Malin+Goetz Vetiver Eau de Parfum
Binjakët
Si binjakë që jeni, ju keni tendencën të ndryshoni si kameleon. Mund te keni pafund parfume dhe nuk identifikoheni me një.
Provoni: Elizabeth & James Nirvana Black ose Commodity Orris
Gaforrja
Shenja më e edukuar nga të gjitha shenjat. Ju duhet një aromë e ngorhtë me nota vailjeje apo trëndafili.
Provoni: Pinrose Pinrose ose Aerin Tangier Vanille
Luani
Zonjat e kësaj shenje urdhërojnë kudo që të shkojnë. Aromat e guximshme, djegëse dhe të myshkut i shkojnë përshtat kësaj shenje.
Provoni: Giorgio Armani Si ose Le Labo Santal 33
Virgjëresha
Jeni njerëz të qetë dhe të dashur. Nuk pëlqeni aromat e forta apo komplekse, por ato të ëmblat. Aromat e frutave ju shkojnë mësë miri.
Provoni: Jo Malone Oud & Bergamot Cologne Intense ose Byredo Bibliothèque
Peshoret
Aromat e gjalla me grimca ëmbëlsie janë reflektues të personalitetit tuaj .
Provoni: Prada Candy Kiss ose ex nihilo Devil tender
Akrepi
Akrepi është shenja më pasionante e zodiakut. Provoni: Tom Ford Black Orchid ose Histoires de Parfums Noir Patchouli
Shigjetari
Shigjetari është i njohur për sensin e humorit dhe spontanitetit.
Provoni: Pour Le Monde Empoëer ($82) or Penhaligons Luna Eau de Toilette ($175)
Bricjapi
Aromat tuaja duhet të jenë të palëkundura dhe të kenë të njëjtin intesitet në çdo moment të ditës. Femrat bricjapë duhet të provojnë CK One ose Chanel nr 5