INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Zbuloni personazhet shqiptarë që kanë më shumë se 1 milionë ndjekës në Instagram dhe nuk mund ta besoni se kush kryeson [FOTO]

Zbuloni personazhet shqiptarë që kanë më shumë se 1 milionë ndjekës në Instagram dhe nuk mund ta besoni se kush kryeson [FOTO]

Publikuar më: 11:48 21-08-2019

Të të ndjekin në masë njerëzit në Instagram ka qenë gjithmonë trend, por vitet e fundit është bërë një “luftë” e vërtetë mes personazheve të njohur. Kjo për faktin se ky rrjet social tashmë nuk shërben vetëm për të postuar mendimet e ditës, ndonjë selfie “të rastësishëm” apo se çfarë po ha për darkë, por është kthyer në një mjet të fuqishëm biznesi dhe reklamimi.

Madje në këtë pikë është kthyer dhe në tregues suksesi, e gjitha në varësi të numrit të ndjekësve, aktivitetit dhe se sa influencon tek ata që shohin çdo gjë tënden.

Me këtë logjikë, personazhet shqiptare që i kanë kaluar 1 milionë ndjekësit kanë një arsye më shumë për t’u ndjerë pak më mirë se të tjerët, por megjithatë duhet shtuar se të kesh shumë ndjekës në Instagram, nuk është gjithnjë tregues i cilësisë së asaj që bën, sepse të gjithë e dimë sa e lehtë është të bëhesh i famshëm sot në rrjetet sociale. Gjithsesi, këto janë VIP-at shqiptarë që kanë kaluar milionshin e personave që i ndjekin:

Ermal Mamaqi- 1.1 milion ndjekës.

Në fakt Ermali ka qenë një ndër të parët që e ka arritur këtë, duke shfrytëzuar dhe faktin që ka qenë një ndër të parët që rrjetet sociale filloi t’i përdorte si platforma, biznesi dhe argëtimi. Të njejtën gjë e arriti i pari dhe në Facebook, megjithatë Instagrami është ai që ka rëndësi tani. Por pavarësisht suksesit të shpejtë, modertatori i “Xing” nuk ka mundur të ecë me të njetin ritëm sepse mesa duket të postosh video gazmore gjithë kohën mund të të sjellë 1 milionë ndjekës por jo më shumë.

ermal.JPG

Luana Vjollca-1.5 milion ndjekës

Luana këtë mbështetje të madhe fillimisht e ka nga fansat e saj besnikë që janë luanatorët dhe që me siguri bëjnë 1/3 e gjithë ndjekësve të saj. Megjithatë Luana ka qenë majft e komentuar në rrjet, edhe në kohën kur i ishte përkushtuar me kohë të plotë moderimit, edhe tani që po publikon këngë çdo muaj. Dhe kthimi me sytë nga muzika duket se gradualisht po ja rrit dhe ndjekësit, sidomos bashkëpunime si ai me Faydee-n, që është goxha i njohur ndërkombëtarisht. Nuk do të vonojë shumë për të kapur 2 milionshin.

ll.JPG

 

Marina Vjollca-1.1 milion ndjekës.

Vjollcat janë familja e milionave. Ajo që të bën çudi për Marinën është se moderatorja ka një kohë të gjatë që nuk është e angazhuar në ekran apo me projekte të tjera, megjithatë kjo nuk e ka lënë aspak jashtë vëmendjes në Instagram. Shënim për veten: Fotot nga pushimet në vendet më ekzotike të botës mund të t’i shtojnë ndjekësit njësoj si këngët e reja. Nga ana tjetër, Marina me të vërtetë ka humbur “luftën” me Luanën por po fiton një tjetër, atë më bashkëshortin, Getoarin, i cili është ende larg milionshit.

mm.JPG

Noizy-1.4 milion ndjekës.

Padyshim ai është në nga reperët më të suksesshëm në Shqipëri dhe që kur e mendon, ka qenë “vërdallë” prej shumë vitesh tani. Kështu që nuk është çudi që Noizy ka gati 1 milionë e gjysëm ndjekës. Se duan të shohin këngët e reja, të cilat kohët e fundit janë shtuar, makinat luksoze, jetën që bën, këtë nuk e dimë por mund të themi me bindje që Noizy preferohet. Një plus i madh është dhe fakti që Noizy gjithashtu ka mjaft bashkëpunime me artistë ndërkombëtarë.

Ledri Vula- 1.4 milion ndjekës.

Një tjetër reper, një tjetër 1.4, por stile këngë dhe jetese krej të ndryshme, Ledri është padyshim një nga më të preferuarit e publikut shqiptar, sidomos i vajzave. Sa për këngët ritmike, dedikimet e dashurisë apo thjesht dhe për fizikun, Ledri pëlqehet dhe kjo reflektohet tek ndjekësit e komentet e shumta. Në këtë rast vlen shprehja: “Kjo është një fytyrë 1.4 milionëshe”.

ledri.JPG


Capital T- 1 milion ndjekës

Capitali e ka plotësuar rishtasi milionshin, por kjo nuk e bën më pak të pëlqyer se të tjerët, thjesht është me vonesë. Dhe duke parë se sa me ritëm po i merr gjërat, këngët, koncertin recital, vloggun e çdo gjë tjetër, nuk do të habiteshim nëse Capitali shumë shpejt do t’i kalonte të tjerët. Një arsye më shumë se pse nuk e ka kapur më parë milionin, besoj se ka qenë ai bishti që mbajti një farë kohe.

cc.JPG

Dafina Zeqiri-1.2 milion ndjekës.

Edhe Dafina bën pjesë tek klubi i të rinjëve, megjithëse si artiste ka shumë vite në treg. Por nëse mendojmë për ndonjë këngëtare shqiptare e cila i “meriton” t’i ketë kaq shumë ndjekës, e para që na vjen në mendje është pikërisht Dafi. I ka provuar të gjitha në muzikë dhe padyshim e ka fituar të gjithë famën dhe popullaitetin që ka. 1.2 milion ndjekës për vajzën me stil.

dd.JPG

Xhensila Myrtezaj- 1.4 milion ndjekës.

Shkëputja nga muzika, për shkak të ardhjes në jetë të vajzës, nuk e bëri aspak Xhensilën të “zhdukej” nga skena e rrjeteve sociale, përkundrazi i dha akoma më shumë ndjekës. Kjo ndoshta nga fakti që Xhensilës, profilit të vajzës së mirë dhe të dashur, ju shtua dhe fakti që tani është nënë dhe është shembulli që çdo mama i thotë vajzës: “Bëhu si Xhensila”. Mos lëmë mënjanë talentin në muzikë dhe që në mënyrë surprizë, nëse shohim intervistat dhe postimet në Instagram, Xhensila ka një sens të paparë humori.

xhens.JPG

Bes Kallaku- 1 milion ndjekës.

"Katunari" i parë që ka 1 milion ndjekës në Instagram, por jo i fundit me siguri. Besi në fakt nuk i ka vetëm të tijët këto persona që e mbështesin, sepse duhet t’i ndajë me skifterin, insta-girl apo me çdo personazh tjetër që prezanton në profilin e tij, e që secili ka fansat e vet. Ah po, duhet t’i ndajë dhe me Ijen.

besi.JPG

Tayna- 1 milion ndjekës.

E fundit nga të gjithë këta që përmendëm, është Tayna e cila vetëm dje arriti t’i plotësojë aq sa duhen për t’ju bashkuar listës. Megjithatë duhet thënë, e ka bërë në më pak kohë se të gjithë, pasi ju deshën pak më shumë se 1 vit për t’u bërë kaq e suksesshme dhe kaq e ndjekur sa është. Kështu që nëse bëjmë një llogari të shpejtë, na del që vitin tjetër, mund të jetë në krye të listës. Kujdes nga Tayna!

tt.JPG

Era Istrefi-1.5 milion ndjekës.

Nuk e di pse por prisja që Era të kishte më shumë, duke marrë parasysh suksesin e madh ndërkombëtar, jo vetëm me “Bon Bon”, por me çdo projekt që është angazhuar. Megjithatë dhe 1 milionë e gjysëm janë një sasi shumë e mirë ndjekësish dhe që padyshim tendenca është vetëm në rritje. (Meqë ra fjala, Nora Istrefi e humbi listën për pak më shumë se 50 mijë ndjekës).

era.JPG

Enca-2.1 milion ndjekës.

Mos mendoni se harruam, Enca është sigurisht deri tani mbretëresha e ndjekësve në Instaram, ku ka kaluar dhe 2 milionshin dhe gjërat duken mirë për 3-shin. Fronin e saj nuk e merr njeri, duke pasur dhe një sasi të konsiderushme ndjekësish nga plot vende që artistët e tjerë shqiptarë nuk kanë, përmendim këtu shtetet aziatike. Megjithatë, edhe pse për momentin Enca ka një shkëputje të konsiderueshme, në të ardhmen “lufta” për Instagramin parashikohet të jetë akoma më e fortë.

enca.JPG

Article Logic
Execution time: 0.0047149658203125