INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Zbuloni premtimin  e “çmendur”  të  kuqezinjve nëse kualifikohen

Zbuloni premtimin e “çmendur” të kuqezinjve nëse kualifikohen

Publikuar më: 14:43 22-06-2016

Nuk e dimë se sa të çmendura mund të kenë qenë bastet që janë vënë për fitoren e Shqipërisë por nuk mund ta krahasohet me atë që kanë vënë vetë lojtarët nëse kualifikohen. Ata kanë bërë një premtim përballë njëri-tjetrit; të gjithë do të zbresin në fushë me flokët e lyer në ngjyrë të kuqe, nëse Shqipëria fiton të drejtën për të luajtur edhe një ndeshje tjetër në fazën e 1/8-ave të Evropianit.

Kuqezinjtë janë gati të bëjnë çdo çmenduri në këtë europian ndaj ata po presin me padurim përfundimin e ndeshjeve të treta në grupe për të mësuar nëse do të kualifikohen. Ideatorët e këtij plani kanë qenë dy mbrojtësit kuqezinj Andi Lila dhe Ansi Agolli, ide kjo e cila më pas është aprovuar menjëherë edhe nga të gjithë lojtarët e tjerë. Shqipëria tashmë është bërë epiqendër e mediave për lojën e bukur, tifozët dhe gjithçka tjetër por fakti se të  futbollistët do të lyejnë flokët me të kuqe, ngjyrë që është simboli i Kombëtares shqiptare, do të bëjë shumë jehonë.

Por jo vetëm kaq.  Surpriza për kualifikimin nuk mbarojnë këtu. Kështu, Gianni De Biasi duket se do të thyejë rregullat dhe skuadra do të drekojë jashtë, në një pikë turistike të qytezës Perros Guirec. Dy ditë më parë u mendua se pas fitores me Rumaninë do të kishte festë në qendrën e grumbullimit të Kombëtares, por ishte pikërisht trajneri i kuqezinjve që mori vendimin për të mos pasur një të tillë. Trajneri i rreptë këtë herë  i ka thyer rregullat si shpërblim për maksimumin e dhënë nga skuadra. 

Article Logic
Execution time: 0.0049498081207275