INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Zbuloni pse femrat dashurohen me “djemtë e këqinj”

Zbuloni pse femrat dashurohen me “djemtë e këqinj”

Publikuar më: 21:47 30-01-2017

Është mëse e vërtetë se femrat tërhiqen më shumë nga “djemtë e këqinj”, por disa herë është edhe e pakuptueshme. Për më tepër është bërë klishe edhe shprehja vajzat e mira përfundojmë me “bad boys”.  Edhe pse kudo në botë buzëqeshja konsiderohet si armë kryesore për lënien e përshtypjes së parë, megjithatë duket se meshkujt nuk duhet ta shfrytëzojnë atë, pasi femrat i preferojnë ata të cilët janë pak më serioze, pasi kështu i tërheqin më shumë.

Nëse bëni ndonjë bisedë me një mashkull që ju thotë se nuk ka ende të dashur me shumë mundësi argumenti që vjen pas kësaj është “çunat e mirë nuk i do njeri”. Ja arsyet!

Vajzat mendojnë se mund ta ndryshojnë një “çun të keq”

Vajzat janë mjaft sfiduese nga natyra. Ato priren të entuziasmohen shumë nga fakti që mund të ndryshojnë një mashkull duke e bërë më të butë, më romantik dhe më të dashur. Ato e trajtojnë një “djal të keq” si një projekt personal që iu duhet ta ndërmarrin. Më pas, ato gradualisht bien në dashuri!

Shoqëria gjithmonë i thotë vajzave se nuk duhet të bien në dashuri me djemtë e këqinj

Molla e ndaluar funksionon në çdo fushë të jetës. Vajzat rriten dhe mësohet me idenë se kurrë nuk duhet të bien në dashuri me një djalë të keq dhe kjo i intrigon ato më tepër, sidomos kur këta djem paraqiten mjaft të fortë duke i krijuar atyre shumë siguri dhe vetëbesim.

Kultura ka bërë që djemtë e këqinj të duken më seksi nga të tjerët

Tatuazhe, makina të shpejta, vetulla të trasha dhe pamje të forti. Shumë seksi! Vajzat i mendojnë këta djem në shtrat dhe nuk ka asgjë të keqe këtu, sidomos kur edhe të gjitha mediat e reklamojnë diçka të tillë. Një “djalë i keq” duket se mund të të mbajë mbi shpinë gjithë ditën e të mos lodhet asnjëherë!

Të jesh ne një lidhje me një “djalë të keq” është me dramatike dhe eksituese

Djemtë e këqinj kanë një rutinë më ndryshe nga të tjerët. Ata priren drejt aventurës dhe kërkojnë gjithmonë të gjejnë adrenalinën maksimale. Nëse bëhesh pjesë e rrugëtimit të tyre sigurisht jeta juaj është më dramatike dhe eksituese çka e bën të vështirë të mos i dashuroni.

Article Logic
Execution time: 0.0019159317016602