INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Zbuloni pse femrat tradhtojnë më shumë se meshkujt

Zbuloni pse femrat tradhtojnë më shumë se meshkujt

Publikuar më: 20:09 08-02-2017

Arsyet pse tradhtojmë janë sa të shumta aq edhe të ndryshme nga njëra-tjetra. Femrat dhe meshkujt mund të tradhtojnë për arsye të njëjta, por mund të tradhtojnë edhe për arsye shumë specifike, që i përkasin gjinisë së tyre.

Meshkujt tradhtojnë kryesisht për të rritur vetëvlerësimin e tyre dhe për t’i konfirmuar vetes virilitetin e tyre (të qenët maço), për t’u ndjerë më të gjallë e të fuqishëm apo për të shfryrë një agresivitet të thellë, të brendshëm. Ndërsa femrat tradhtojnë kryesisht për të përmbushur nevojën për t’u dashur, për t’u ndjerë joshëse, të vlerësuara, për të marrë ngrohtësi, embëlsi dhe për t’u ndjerë të lirshme.

Agjensia martesore “Coffee and Company” ka zbuluar rezultatet e një sondazhi mbi tradhtinë. Me sa duket, femrat tradhtojnë më shumë sesa meshkujt dhe arsyet janë të shumta. Duket se meshkujt nuk janë të vetmit të cilët humbasin “rrugën e drejtë”.

Sondazhi u krye mbi 3000 persona dhe 20% e femrave ka rrëfyer se e kanë tradhtuar partnerin e tyre, kundër vetëm 9% të meshkujve. Por cilat janë arsyet do të thoshit ju?

1-Për hakmarrje

 Gratë tradhtojnë prej inatit. Edhe pse realisht nuk është kjo gjë që duan, ato tradhtojnë thjesht për hakmarrje në mënyrë që partnerin e tyre ta vënë në të njëjtat pozita, për t’i bërë të kuptueshme dhimbjen që shkakton kjo sjellje pabesie.

Për emocion të fortë

Tw kesh njw tw dashur, eliminon stresin. Doktoresha Weil thotë se femra sfidon veten e saj; ajo dëshiron të shohë nëse arrin të qëndrojë me këmbën në dy këpucë dhe të menaxhojë situatën.

Për të kënaqur egon

Edhe në këtë rast, gjithçka vjen nga mungesa e vëmendjes nga ana e partnerit. Eksperti i marrëdhënieve, Ruth Meyers, thekson se një i dashur plus e bën një femër të ndihet seksi, sepse natyra e saj është e ndërtuar në mënyrë të tillë ku komplimentet që i referohen duhet të jenë të shpeshta.

Për “fluturat” në bark

Magjia në fillim të çdo marrëdhënieje është mbresëlënëse, ndaj dhe femrat janë më të prirura për të shkuar drejt saj kur e ndiejnë të nevojshme. Ato nuk duan që t’ju mungojë kjo lloj magjie. Ndaj nëse partneri aktual nuk e kupton këtë gjë, ato me siguri shkojnë te një tjetër.

Për t’u kapur në flagrancë

Kur një grua dëshiron të lërë burrin e saj, sidomos nëse çifti ka fëmijë, ajo shpeshherë tradhton për t’u zbuluar. Dhe kështu, një mashkull, zor se do ta falë bashkëshorten e tij

Prej mërzisë

Femra mund të tradhtojë edhe sepse jeta e saj është e pakënaqshme ose më keq, e mërzitshme. Në sondazhin e iVillage, 80% e femrave të intervistuara ka deklaruar se, jeta e tyre seksuale është e parashikueshme. Ashtu si meshkujt, edhe femrat dëshirojnë të kryejnë marrëdhënie seksuale të shpeshta, ose të eksperimentojnë gjëra të ndryshme.

Prej vetmisë

Kur një burrë dhe një grua nuk kanë asgjë të përbashkët, gruaja mund të gjejë kënaqësi te një tjetër mashkull, apo te një shok i besuar. Por problemi më pas është që ai shumë lehtë mund të bëhet i dashuri i saj. Weil thotë se tradhtia heq vetminë.

Duan të ringjallin të kaluarën

Të pasurit një histori me një ish nuk do të thotë medoemos dashuri. Më shumë, mund të tregojë një periudhë të jetës që nuk është më, rininë e shkuar, të qenët të lumtura dhe tërheqëse. Pra edhe nostalgjia i shtyn femrat drejtë tradhtisë.

Për vëmendje ose aventurë

Një grua do që vlerat e saj të njihen gjithmonë nga mashkulli që ka pranë, thotë doktoresha Weil. Nëse nuk ndodh kështu, femra këtë njohje do ta kërkojë te një mashkull tjetër. Ose, nëse mërzitet prej marrëdhënies monotone ajo do të hidhet në krahët e një “djali të keq”.

Article Logic
Execution time: 0.0036969184875488