INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Zbuloni sa të dëmshme janë produket që përdorni për higjenën tuaj

Zbuloni sa të dëmshme janë produket që përdorni për higjenën tuaj

Publikuar më: 15:22 07-05-2017

Harxhoni pafund para duke blere produktet më të shtrenjta larëse për mirëmbajtjen dhe higjienën e shtëpisë suaj, por pavarësisht kësaj shumë prej aksesorëve të shtëpisë vazhdojnë të mbetet çerdhe të hapura mikrobesh që na helmojnë çdo ditë.

Përveç detergjenteve dhe sapunëve, rreziqet fshihen edhe tek objekte të tjera, mbi të cilat nuk ngrihen zakonisht dyshime. Nëse nuk tregoni kujdes, atëherë ato do t’ju bëjnë shumë keq për shëndetin.

Besoni se vetëm ndotja dhe smogu (tymi) janë problem për mjedisin? Nëse po, atëherë gaboheni: burimet e ndotura brenda mureve të shtëpisë mund të jenë të shumta, por shpesh nuk jemi aq të ndërgjegjshëm sa duhet.

Dashuria për një shtëpi të freskët dhe të pastër, mund të çojë në alternativa që na sjellin me vete papastërti të mëdha. Disa teste të kryera nga “Natural Resources Defense Council” kanë evidentuar prezencën e ftalatit në shumë deodorantë për ambientin (ftalati në përgjithësi përbën një substancë pak të tretshme në ujë, por shumë të tretshme në vaj. Paraqitet në formën e lëngjeve pa ngjyrë).

Sipas “Altroconsumo”, deodorantët për ambientin, pavarësisht premtimeve, nuk e bëjnë ajrin e shtëpisë më të pastër, por madje mund të çojnë në pasoja të dëmshme për shëndetin, sepse mund të çlirojnë substanca kancerogjene. Ndaj, nëse dëshironi të reduktoni papastërtinë në shtëpi, eliminoni deodorantët për ËC-në.

Ja disa objekte të tjera që nuk i bëjnë mirë shëndetit...

Dushi
Dushi mund të bëhet një çerdhe myku dhe bakteresh. Do të ishte mirë të zgjidhnit perde dushi me material natyral, që nuk përmban PVC. Pastrojini pllakat me ujë dhe uthull ose me sodë buke, me një furçë të vogël, në mënyrë që të eliminoni mbetjet e papastërtitë. Priteni perden (tendën) e dushit në lartësinë e duhur, në mënyrë që në fund, në pjesën ku mbetet gjithmonë lagështi, të mos krijohen myk dhe baktere të shumëllojshme.

Kruajtëset e veshëve
Kruajtëset e veshëve janë sa të përdorshme edhe të parekomandueshme! Do të ishte më mirë që pjesën e brendshme të veshëve ta pastronit me cepin e peshqirit.

Shkarkuesi i ujit në WC
Sipas një studimi të kryer nga Universiteti i Harvardit, shkarkimi i ujit në WC mund të përhapë deri në 1,8 metra distancë mikroorganizma të dëmshme, të cilat gjenden në ujë, aq shumë saqë disa gjurmë janë gjendur edhe në furçat e dhëmbëve. Ndaj, shtypja e butonit të shkarkuesit të ujit në WC, nuk është një çështje estetike, por higjiene.

Në çdo rast, furçat e dhëmbëve do të ishte më mirë t’i mbyllni në një sirtar, duke i mbajtur më të mbrojtura.

Sfungjerët dhe pecetat për pastrim
Nga disa studime ka dalë se bakteret e fekaleve janë të pranishme te 99% e sipërfaqeve të banjës: Departamenti i Agrikulturës i Shteteve të Bashkuara fton të zgjidhni peceta të ndryshme apo sfungjerë të ndryshëm për çdo lloj përdorimi. Për të diferencuar leckën e banjës me atë të lavamanit, mund të përdorni dy ngjyra apo modele të ndryshme.

Kujdes duhet të tregoni edhe ndaj sfungjerëve të banjës: ndihmojnë në pastrim, por duhen ndryshuar pas një muaji, sepse kanë tendencë të zhvillojnë baktere në sasi.

Sapuni antibakterial
Sipas “Altroconsumo”, xhelët dezinfektues për duart, së fundmi, nuk i heqin sa duhet papastërtitë ashtu si uji dhe sapuni. Ndër të tjera, përmbajnë edhe alergjenë. Një studim i publikuar në “US National Library of Medicine”, ka treguar se përdorimi i sapunit antibakterial, nuk mbron nga sëmundjet infektive. Më mirë të përdorni sapunë natyralë.

Shtrydhësi i frutave
Sipas raportit të Organizatës Botërore të Shëndetësisë dhe Sigurisë së Produkteve të Konsumit, shtrydhësi i frutave është një ndër objektet më të pista në kuzhinë: pasi ta përdorni, lajeni mirë dhe thajeni me një peshqir shumë të pastër.

Pastruesit dhe detergjentet
Pastruesit e gjeneratës së fundit, kanë përmirësuar cilësinë e pastrimit dhe reklamohen për fuqinë e tyre. Por fatkeqësisht, fortësia e tyre tregohet e tillë edhe për pasojat e dëmshme mbi ambient …por edhe në lëkurë! Përdorim detergjente shumë të forta dhe në sasi të ekzagjeruara: mësoni t’i reduktoni dhe t’i alternoni me produkte natyrale.

Letra higjienike
Shmangni përdorimin e madh të letrës higjienike: sipas ekspertëve, ato mund të krijojnë irritime të lëkurës, përveçse shkaktojnë edhe papastërti në mjedisin e banjës.

Article Logic
Execution time: 0.0038690567016602