INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Zbuloni sa të vdekur ka në 6 vite nga Selfiet [VIDEO]

Zbuloni sa të vdekur ka në 6 vite nga Selfiet [VIDEO]

Publikuar më: 08:59 21-05-2019

Sipas Institutit të Studimeve Politike Ekonomike dhe Sociale, të rinjtë në moshën 20 dhe 29 vjeç janë të predispozuar për të rrezikuar edhe jetën vetëm që të realizojnë fotografi ose video në kushte ekstreme.
Midis tetorit 2011 dhe nëntorit 2017, 259 njerëz u vranë në botë duke u përpjekur të fotografojnë apo filmojnë veten në kushte ekstreme dhe shumë të rrezikshme.
Raporti i Eurispes(Instituti i Studimeve Politike Ekonomike dhe Sociale) bën me sije se grupmosha me incidencën më të lartë është midis 20 dhe 29 vjet (106 viktima), pasuar nga 10-19 vjeç (76 viktima).
Këto dy kategori përbëjnë 70.3% të totalit të vdekjeve për shkak të të ashtuquajturës “killfie”.
Sipas të dhënave të Institutit të Shkencave Mjekësore të Nju Delfit, nga 259 viktimat, 153 janë burra dhe 106 gra.
Shkaqet e vdekjes- Studimi tregon se 259 vdekje janë të lidhura me 137 aksidente: 84% e tyre janë përcaktuar nga të rinjtë në mes 10 dhe 29 vjeç, të cilët nuk i kanë llogaritur mirë rreziqet.
Në veçanti, 70 njerëz janë mbytur, 51 kanë qenë viktima të aksidenteve në lidhje me mjetet e transportit, 48 kanë rënë duke sfiduar ligjin e gravitetit, 48 vetë u dogjën, 16 u goditën nga goditjet elektrike, 11 u goditën nga armët e zjarrit dhe 8 viktima u sulmuan nga kafshët e egra.

 

Article Logic
Execution time: 0.0037169456481934