Kush do ta mendonte që Lojërat Olimpike në Rio do të kishin kaq shumë interes.
Një interes jo vetëm në performancën e sportistëve, por edhe në detaje të vogla si përshembull playlista muzikore që ata dëgjojnë para garave. Më konkretisht bëhet fjalë për kampionin e notit, amerikanin Michael Phelps, i cili shpeshherë është fokusuar nga kamera e NBC duke dëgjuar muzikë me kufje, para çdo gare të tij. Të intriguar rreth këtij fakti, The New York Times kanë bërë një kërkim dhe kanë zbuluar se playlista e Michael përfshin një sërë artistësh duke filluar nga Eminem, Young Jeezy, si dhe Eric Church. Ky i fundit, më i preferuari i Phelps, playlista e plotë e të cilit nuk është bërë e ditur. Kujtojmë që dy ditë më parë ai fitoi medaljen e artë në garën e 400 metrave. Të jetë ky sekreti i suksesit të notarit?!