INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Zbuloni se çfarë fshihet pas njohjeve online me dikë. Kjo është e vërteta!

Zbuloni se çfarë fshihet pas njohjeve online me dikë. Kjo është e vërteta!

Publikuar më: 12:00 01-03-2017
Njohjet online çdo ditë edhe më shumë po shtohen kudo në botë.
Ekspertët kanë dhënë disa arsye pse nuk funksionon njohja online me dikë. Sipas intv.al  ja ku janë arsyet të dhëna me detaje.
 
1. Nuk mund ta realizosh një lidhje online edhe nëse përpiqesh shumë
Sado do përpiqeni ta krijoni këtë lidhje, sërish nuk mund t’ja dilni. Në mendjen tuaj ekziston mundësia për ta bërë realitet, por përfundimi do jetë i njëjtë, ju thjesht po kaloni kohën tuaj duke komunikuar me dikë nga një aplikacion online.  Duhet të qëndroni me këmbë në tokë.
2. Nuk quhet lidhje  nëse nuk flet përballë me tjetrin
Sipas ekspertëve, njerëzit janë shprehur se nuk do e bënin më  të njëjtin gabim, pra të fantazonin diçka që ndodhet vetëm në mendjen e tyre. Sipas intv.al këto lloj njohjesh kanë përfunduar shumë shpejt, sepse nuk ka asgjë reale. Takimi sy më sy është shumë i rëndësishëm.
3. Fshiheni nga komplekset e pamjes së jashtme
Shumë njerëz kanë thënë se duke njohur dikë online, nuk do gjykoheshin nga pamja e tyre e jashtme. Duke mashtruar edhe veten e tyre, krijojnë pritshmëri nga kjo njohje online. Në momentin e parë që i duhet të përballen me të vërtetën, i kap frika dhe vazhdojnë të jetojnë në guackën e tyre të gënjeshtrës.
4. Jeta juaj varet nga një mesazh
Dëshira për vëmendje i bën shumë njerëz ta varin jetën e tyre nga një mesazh. Do ndryshojë ndonjë gjë nga jeta juaj aktuale?! Vetmia të çon në shumë zgjedhje të gabuara, duke u bërë të varur nga një njohje online që nuk të sjell ndonjë dobi në jetën reale. Sipas intv.al kjo vërteton edhe më shumë se  këto njohje nuk funksionojnë.
Burimi: Your Tango
Përshtati: Anisa Bega
 
Article Logic
Execution time: 0.0033719539642334