INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Zbuloni se cila ngjyrë i tërbon meshkujt

Zbuloni se cila ngjyrë i tërbon meshkujt

Publikuar më: 13:52 01-08-2016
Studime të ndryshme, janë përpjekur të kuptojnë se cila është ngjyra që tërbon meshkujt.
Mesa duket shprehja: : “E kuqja tërbon dhe demin”, paska një vërtetësi. Një studim anglez thotë meshkujt tërhiqen më shumë nga një femër të veshur me të kuqe, ose me buzë të kuqe.
Sipas tyre, kjo ndodh sepse,  kjo ngjyrë  ka frekuencën më të vogël dhe rrjedhimisht gjatësinë e valës më të madhe. E kuqja,  është ngjyra e parë që dallohet nga fëmijët. Emri i ngjyrës së kuqe ‘rubens’ vjen nga latinishtja dhe kuptimi ishte: me ngjyrë, i ngjyrosur.
 
Atë e kanë përkufizuar edhe si ngjyra e : dashurisë, pasionit, e agresivitetit, rrezikut dhe dhunës. Është ngjyra e zjarrit dhe e të ndaluarës, prandaj ndoshta  ndaj i tërheq  dhe meshkujt.
 
Më në fund  e kuptuan femrat, se cila ngjyrë  tërheq meshkujt! Ndoshta, femrat do përzgjedhin më shumë veshje me ngjyrë të kuqe tani.
 
Article Logic
Execution time: 0.0037171840667725