Gentjan Shehu është shefi i krimeve të rënda në qytetin e Tepelenës. Ai kishte parkuar poshtë pallatit makinën tip “Ford” po në mëngjes e ka gjetur të djegur.
Sipas raportimeve të policisë ngjarja ka ndodhur në mëngjes rreth orës 05:00, në lagjen “15 shtatori”, ku makina ka marrë flakë dhe është djegur në pjesën e përparme.
Grupi hetimor ka vazhduar hetimet rreth kësaj ngjarjeje, por policia zyrtarisht deklaron se shkaku i djegies së automjetit është një defekt elektrik.
Po Report Tv hedh dyshime se zjarri mund të ketë qenë i qëllimshëm.