INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Zbuloni se me çfarë do të zëvëndësohen ekranet e celularit

Zbuloni se me çfarë do të zëvëndësohen ekranet e celularit

Publikuar më: 09:22 07-09-2016

Telefonat e zgjuar që përdorim tani mund të zëvendësohen një ditë nga ekrane elektronike të projektuar mbi lëkurën e dorës sonë. Zbuluesit japonezë e quajtën teknologjinë e re “e-skin”.

Ekrani është i ndërtuar nga një lloj materiali oragnik, i cili nuk prishet apo dëmtohet kur bie në kontakt me ajrin. Dhe çfarë është më e rëndësishmja për prodhimin e tij studiuesit përdorën një proces të ngjashëm me atë të ndërtimit të ekraneve me dioda organike të emetimit të dritës (OLED), të cilët përdoren për prodhimin e telefonave dhe televizorëve.

Ekrani funksion njëlloj si ato vetëm se është më i lehtë, më i hollë dhe i tejdukshëm. Kjo falë materialit të tij përbërës: polimer me bazë karboni. Ndryshe nga materialet e tjerë që janë provuar në të njëjtën teknologji, ai nuk reagon kur bie në kontakt me oksigjenin në ajër.

Article Logic
Execution time: 0.0034201145172119