Studimet e fundit kanë treguar disa karakteristika të çifteve në ditët e sotme. Në bazë të marrëdhënies së tyre përcaktohet edhe jetëgjatësia e lidhjes. Shihni si klasifikohen çiftet në bazë të sjelljes së tyre:
1. Çiftet dramatikë
Këto, çdo gjë e lidhin me dramaticitetin. Nuk bëjnë pjesë në lidhjet afatgjatë, sepse mundësia për të krijuar konflikte është më e madhe. Ata janë egoistë dhe nuk bëjnë shumë sakrifica për të mbajtur një lidhje.
2. Çiftet e konfliktit
Këto çifte argumentojnë, por kjo nuk do të thotë se ata do të ndahen. Kjo gjë nuk i pengon ata të kenë një lidhje të mirë, sepse debatet duket sikur e shtojnë pasionin mes tyre.
3. Çiftet me shoqëri të përbashkët
Këto çifte kanë nivele të larta të kënaqësisë dhe stabilitetin në marrëdhëniet e tyre. Duke pasur miq të përbashkët, kjo i bën ata të ndihen më të afërt dhe më të përkushtuar ndaj njëri-tjetrit.
4. Çiftet e përkushtuara
Këto janë çiftet më të mira, nëse jeni duke kërkuar një marrëdhënie të qëndrueshme. Ata janë shumë të kujdesshëm dhe të matur në marrëdhënien e tyre.
5. Çiftet që ofendojnë njëri-tjetrin
Këto çifte janë gjatë gjithë kohës me inate ndaj njëri-tjetrit, por përsëri qëndrojnë bashkë. Ata janë gjaknxehtë, sepse i shprehin fjalët pa u menduar mirë dhe në fund pendohen. Mundësia që ata të ndahen është e madhe.