INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Zbuloni shenjën armike të personave që i përkasin: demit, gaforres, luanit dhe shigjetarit

Zbuloni shenjën armike të personave që i përkasin: demit, gaforres, luanit dhe shigjetarit

Publikuar më: 12:17 18-11-2016
Sërish jeni te shenjat e horoskopit dhe armiqtë që ata kanë në zodiak.
Intv.al është ndalur te shenja e demit, luanit, gaforres dhe shigjetarit.
 
1. Demi
Shenja armike: Akrepi
Sipas astrologëve personat e shenjës së demit kanë marrëdhënie të mirë me: luanin dhe ujorin. Ndërsa shenja që ata i kanë punët keq është akrepi. Këta shenja kanë mendime të ndryshme për jetën dhe demi nuk e duron dot pasionin e tepërt të akrepit. 
 
2. Gaforrja
Shenja armike: Bricjapi
Intv.al thotë se shenjat që gaforrja shkon mirë janë: dashi dhe peshorja. Ndërsa shenja që i bezdis dhe nuk e durojnë dot, është bricjapi. Romanticiteti i gaforreve nuk shkon aspak me ftohtësinë e bricjapit. Këto dy shenja nuk e duan fare njëra-tjetrën.
 
3. Luani
Shenja armike: Ujori
Personat e shenjës së luanit shkojnë mirë me: demin dhe akrepin. Ndërsa shenja që nuk durojnë dot është, ujori. Luani është shenja e zjarrit dhe me ujorin shenjë ajri nuk kanë asgjë të përbashkët. Personat e shenjës së luanit mendojnë se këta persona janë të papërgjegjshëm për veprimet e tyre.
 
4.Shigjetari
Shenja armike: Binjakët
Njerëzit që i përkasin shenjës së shigjetarit, sipas Intv.al shkojnë mirë me: virgjëreshën dhe peshqit. Ndërsa, binjakët janë shenja më e papërshtatshme për ta. Këto shenja ndryshojnë nga mënyra si e shohin jetën. Shigjetarët janë aventurierë dhe shpirtra të lirë, por e dinë çfarë duan, ndërsa binjakët janë të paduruar me njerëzit, të ngadaltë në të folur dhe shumë të pavendosur.
 
Burimi: Ranker
Përshtati: Anisa Bega
 
Article Logic
Execution time: 0.003715991973877