INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Zbuloni shtetin ku shkollat nuk do të zhvillojnë më matematikë e fizikë

Zbuloni shtetin ku shkollat nuk do të zhvillojnë më matematikë e fizikë

Publikuar më: 12:33 15-02-2017

Zyrtarët finlandezë mendojnë se programi mësimor duhet të reduktohet.  Finlanda nuk do të zhvillojë më orë

fizike, matematike dhe kimi shkruajnë mediat vendase.

Kreu i Departamentit të Arsimit në Helsinki, Marjo Kyllonen, shpjegoi pse po bëhen këto ndryshime:

“Ka shkolla që japin mësim sipas metodës së vjetër që nga fillimet e vitit 1900, duke pasur edhe disa perfitime. Por nevojat nuk janë më të njëjtat dhe ne kemi nevojë për diçka që t’i përshtatet shekullit të 21-të.

Në vend të lëndëve të veçanta, studentët do të studiojnë ngjarje dhe fenomene në një format që përfshin disa disiplina.

Për shembull, Lufta e Dytë Botërore do të shpjegohet nga perspektiva e historisë, gjeografisë dhe matematikës. Ndërsa ndjekin kursin “Të punosh në një kafe” studentët do të thithin një tufë njohurish rreth gjuhës angleze, ekonomisë dhe aftësive të komunikimit.

Ky sistem do të futet për studentët e klasave të larta, duke filluar nga mosha 16 vjeç. Ideja e përgjithshme është që studentët duhet të zgjedhin për veten e tyre se cilën  temë apo fenomen ata duan të studiojnë, duke pasur parasysh ambiciet e tyre për të ardhmen dhe aftësitë e tyre. Në këtë mënyrë, studentët nuk do të duhet të bëjnë një kurs fizike apo kimie ndërkohë që pyesin veten gjithë kohën: “Për çfarë më duket kjo?!”

Edhe formati tradicional i komunikimit mësues – nxënës po shkon drejt ndryshimit. Studentët nuk do të ulen më prapa njeri-tjetrit në bankat e shkollës dhe të presin me ankth që të thirren për t’u përgjigjur. Në vend të kësaj, ata do të punojnë së bashku në grupe të vogla për të diskutuar problemet. Mendohet se ky implementin do të zhvillohet në 2020-ën.

Article Logic
Execution time: 0.0039870738983154