INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Zbuloni si do të nisë kjo fundjavë për ju, sipas astrologut italian Paolo Fox! Ters për këto shenja të HOROSKOPIT!

Zbuloni si do të nisë kjo fundjavë për ju, sipas astrologut italian Paolo Fox! Ters për këto shenja të HOROSKOPIT!

Publikuar më: 11:06 16-11-2019

DASHI

Të flasësh shumë mund të krijojë komplikime, veçanërisht në dashuri, ku do të jetë një fundjavë e vështirë. Do të ketë diskutime. Mund të ndjeheni të demotivuar në zgjedhjet tuaja, kështu që përpiquni të gjeni entuziazmin. Mundohuni të qëndroni me miq të mirë për të zbutur nervozizmin.

DEMI

Është një ditë e mirë. Horoskopi i së nesërmes do të japë gjithashtu një nxitje të madhe për çështjet e dashurisë. Ju mund ta përballoni situatën me qetësi më të madhe. Vetëm forma fizike nuk është e jashtëzakonshme. Por, kalimi i mbrëmjes me njerëz të këndshëm që i doni, do ta përmirësojë jo pak situatën.

BINJAKET

Mundësi për kontakte të reja, edhe pse në dashuri ka pak acarim. Ju jeni pak më të lodhur, por është ende një kohë e mirë për të bërë atë që dëshironi. Ekziston një disponueshmëri e re emocionale për të tjerët, por duhet të kujtoni se kohët e fundit ju keni qenë shumë debatues; mos u mbingarkoni me ankesa, veçanërisht për njerëzit që tani janë larg. Përkundrazi pyesni në lidhje me arsyet e kësaj distance.

GAFORRJA

Do të jetë një e shtunë interesante me Hënën në shenjën tuaj. Ju jeni më pasionantë dhe të disponueshëm për të tjerët me një dozë të mirë fati. Udhëtimet e vogla favorizohen gjithashtu. Kërkoni brenda vetes për stimujt e duhur, mos bëni gjëra thjesht për të bërë dhe sa për të kaluar kohën. Keni nevojë për emocione të vërteta.

LUANI

Do të keni një konfirmim në dashuri por mos merrni gjithmonë ata që janë të komplikuar apo që paraqesin një sfidë. E shtuna është një ditë pak e veçantë, përpiquni të mos grindeni, sidomos me Dashin dhe Demi. Dorëzimi i ndjenjave pa menduar shumë për pasojat. Humbja e kontrollit ndonjëherë mund të jetë e këndshme.

VIRGJERESHA

Ditë më e mirë që ju lejon të riktheheni në ballë të marrëdhënieve me të tjerët. Dashuria: këtu gjërat janë më keq, në kuptimin që duhet të harroni një periudhë keqkuptimi. Venusi kundër ka shkaktuar shumë konfuzion në jetën tuaj dhe ju akoma nuk dini nëse i besoni një personi që prej ca kohësh është jo i besueshëm. Rimëkëmbja vjen duke nisur nga 26 nëntori.

PESHORJA

Mundohuni të mos e humbni qetësinë tuaj. Hëna është në shenjën tuaj dhe për këtë arsye lodhja do të ndihet. Ndoshta ju jeni të zhgënjyer nga sjellja e një personi që ndihet veçanërisht i shkëputur. Nëse merrni një ftesë, pranojeni. Mundohuni të gjeni qetësi.

AKREPI

Fundjavë e shkëlqyer veçanërisht nëse do të jeni në gjendje të mbështeteni në aftësitë tuaja në dashuri. Hëna është në trigon, që është një rregullim i veçantë i cili përkthehet në eros dhe pasion. Cikli emocional do të jetë i shkëlqyeshëm dhe do të jeni në gjendje të mbështeteni në këtë disponueshmëri emocionale për të tjerët, për të zgjidhur shumë situata. Me partnerin mos sillni probleme të panevojshme, jini vetvetja.

SHIGJETARI

Lidhjet e dashurisë duhet të jetohen me maturi. Për momentin asgjë nuk po shkon mirë për ju. Mos u kapni me të tjerët, por përpiquni të gjeni entuziazëm në aktivitete të reja që ju përfshijnë fizikisht. Kështu nuk do të mendoni shumë për dashurinë. Një moment reflektimi mund të jetë pozitiv.

BRICJAPI

Hëna e kundër, më mirë të mos e teproni. Dashi dhe Gaforrja janë shenja të pafavorshme. Sidoqoftë, është një javë e shenjuar nga dembelizmi për ju. Mundohuni të vazhdoni me rregull, veçanërisht në çështjet e zemrës.

UJORI

Ju duhet të rikuperoni energji. Kjo është një fundjavë ideale për ndjenjat. Mundohuni të përgatisni veten për të papriturat. Nëse në dashuri nuk shkoni siç dëshironi do të jetë edhe pak faji juaj. Përpiquni të tregoni se çfarë ndjeni. Bëni më shumë lëvizje!

PESHQIT

Sharmi është i juaji, ju jeni edhe më sensualë. Dashuria: mundësi që të rifitoni terren. Fundjava shumë interesante: Hëna pozitive sjell përfitime të mëdha dhe mundësinë e të jetuarit të një historie të re dashurie. Burimet intelektuale janë gjithashtu të shkëlqyera. / meb.al

Article Logic
Execution time: 0.0038728713989258