Dasma e Getoar Selimit dhe marina Vjollcës ka qenë një dasëm që ka zgjuar shumë kureshtje në mendjet e shumë personave, sidomos vëmendjen e fansave.
Është cilësuar si dasma e vitit, teksa në këtë mbrëmje nuk kanë munguar as emra të njohur të politikës. Përveç kolegëve të tyre nga estrada dhe televizioni dasma e tyre mblodhi edhe figura të njohura si Kryebashkiaku i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj.
Ai ishte personi i cili i celebroi çiftin simpatik, gjithashtu bie në sy veshja e tij elegante.