INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
“Zbutet” BE-ja, pranohet shtyrja e Brexit, ja kur largohet Britania nga unioni

“Zbutet” BE-ja, pranohet shtyrja e Brexit, ja kur largohet Britania nga unioni

Publikuar më: 09:08 11-04-2019

Udhëheqësit e Bashkimit Evropian ranw dakort t’i japin kryeministres Theresa May një afat të ri deri më 31 tetor për zbatimin e Brexit, katër muaj më shumë sesa ajo kishte kërkuar.

Vendimi u mor në takimin e lartë të Bashkimit Evropian pas një diskutimi të gjatë me dyer të mbyllura, për t’i dhënë një mundësi Mbretërisë së Bashkuar të zgjidhë problemet e brendshme rreth Brexit.

“Të 27 vendet e BE-së dhe Mbretëria e Bashkuar u pajtuan për një zgjatje fleksibël deri më 31 tetor” shkroi në fund të diskutimeve tetë orëshe, presidenti i Këshillit Evropian, Donald Tusk.

Article Logic
Execution time: 0.0024659633636475