INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Zbutet Meta, gati të negociojë datën e re të zgjedhjeve me Ramën. Po për 30 qershorin ka ndryshuar mendim?!

Zbutet Meta, gati të negociojë datën e re të zgjedhjeve me Ramën. Po për 30 qershorin ka ndryshuar mendim?!

Publikuar më: 10:24 18-07-2019

Presidenti, Ilir Meta duket më i zbutur me Ramën. Tani ka nisur të kërkojë dialog dhe do ta nisë me diskutimin e datës së zgjedhjeve. Presidenti përmes një batute tha se është i hapur që ato mund të zhvillohen pas 13 tetori.

“Kryeministri ndoshta e percepton si datë tersi 13 tetorin. Kjo krizë do zgjidhje të përgjegjshme, askush nuk duhet të mendojë se do të dalë me kosto zero nga kjo, aq më shumë ata që kanë gatuar këtë rrëmujëhane në Shqipëri”, theksoi Ilir Meta

Presidenti komentoi endimin e Gjykatës së Durrësit, që nuk mandatoi socialisten Valbona Sako.

“Çdo proces gjyqësor që vazhdon të zhvillohet është demonstrim i rrëmujehanës që zhvillohet. Mungesë e respektit për Kushtetutën, keqzbatimi i qëllimshëm dhe i njëanshëm i ndryshimeve kushtetuese që u realizuan tre vjet më parë. Me një qarkore u shpall inegzistent dekreti i Presidenti. Por siguroj shqiptarët që nuk ka patur zgjedhje të qytetareve, as zgjedhje kushtetuese në 30 qershor,” sqaroi Presidenti.

Ilir Meta ka dhe një masazh për ndërkombëtarët që i këshillon që të mos thonë "gomari fluturon".

“Për çdo ndërkombëtar që thotë që gomari fluturon, kjo mund të ndodhë në art dhe pikturë, por në Shqipëri e dimë që gomari nuk fluturon. Nuk është shqiponjë”, tha Meta.

Article Logic
Execution time: 0.0036411285400391