INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS

ZDF reportazh për lumin Vjosa: “Ruani zemrën blu të Ballkanit” [VIDEO]

Publikuar më: 12:33 26-09-2016

Televizioni gjerman ZDF ka publikuar dokumentarin e shkurtër 30 minuta “Wahnsinn Wasserkraft” (Çmenduria e HEC-eve). Dokumentari u shfqa dje në kanalin gjerman ZDF, Në Ditën Botërore të Lumenjve, i cili flet për maninë e HEC-eve në lumenjtë e Ballkanit, me Vjosën në qendër të tij.

Me rastin e Ditës Botërore të Lumenjve (25 shtator), lumi i fundit i egër në Evropë, lumi Vjosa, ruajtja e thesareve natyrore, e ardhme e qëndrueshme ekonomike për Ballkanin. Që kjo të mos ndodhë, shoqata ambientaliste e EuroNatur në Gjermani dhe Riverwatch në Austri, në bashkëpunim me organizatat ambientaliste në vende të ndryshme të Ballkanit, po zhvillojnë fushatën ndërkombërare “Ruani zemrën blu të Europës”.  “Kjo fushatë përqëndrohet në tri zona kryesore: ruajtjen e lumit Vjosa në Shqipëri, Parkun Kombëtar Mavrovo në Maqedoni dhe lumin Sava që kalon në Slloveni, Kroaci , Bosnjë- Hercegovinë dhe Serbi. Ne synojmë të ndërgjegjësojmë shoqërinë dhe politikanët për vlerat e lumenjve të Ballkanit dhe rrezikun që u kanoset atyre nga ndërtimi i digave të hidrocentraleve. Ne besojmë që e ardhmja ekonomike e vendeve të Ballkanit mund të jetë më e qëndrueshme duke nxitur ruajtjen e thesareve natyrore dhe potencialet e tyre për një zhvillim social- ekonomik të vlefshëm për brezat e ardhshëm,” thotë Ulrich Eichelmann, njëherazi edhe koordinator i kësaj fushate.

Ulrich Eichelman thotë se Vjosa ofron jo vetëm një mjedis të paprekur natyror, por edhe bukuri të rrallë: “Kur vizitova për herë të parë Shqipërinë dhe pashë Vjosën mbeta i shtangur, pasi nuk mendoja se kishin mbetur lumej të tillë në Evropë”. Zoti Eichelman thotë se projektet e kompanive nga vende të pasura evropiane nuk janë gjë tjetër veçse grabitje e pasurive natyrore. Shoqata River Watch ka tërhequr pas vetes në betejën e saj edhe banorët lokalë, të cilët kanë nënshkruar një peticion kundër ndërtimit të digës.

 

Article Logic
Execution time: 0.002985954284668