Për pak starton kampionati shqiptar 2018-2019, I cili sigurisht do të ketë edhe klubin bardhë e blu protagonist.
Por problemet duket se nuk kanë të sosur ende për kf Tiranën, e cila ka firmosur me trajnierin Brazilian Ze Marian edhe për këtë sezon.
Në sezonin e tij të parë në Shqipëri, fitoi kampionatin në kategorinë ku e gjeti Tiranën, siguroi ngjitjen, pa e vënë në diskutim për asnjë moment në elitë dhe fitoi Superkupën e Shqipërisë.
Ze Maria ishte i qartë në fund të sezonit që u mbyll se çfarë idesh duhet të ketë skuadra 24 herë kampione për këtë vit dhe momentalisht e pason topin te klubi.
Kreu i pankinës bardheblu thekson nevojën për merkato cilësore nga skuadra, në bazë të dëshirave dhe kritereve që ai ka saktësuar në lidhje me afrimet.
Gjithçka, sipas Ze Marias do të varet nga puna në merkato që do të bëjë skuadra, në rast se Tirana do të ketë ndonjë shans apo jo për tituj. Referuar çështjes së huazimeve, braziliani shpreh hapur mospëlqimin e tij.