Kapitull i ri për Kesha-n.
Artistja problematike sapo ka konfirmuar se është duke punuar për materiale të reja muzikore me producentin Zedd, dhe shumë shpejt do t'i rikthehet tregut. Një fakt të tillë, të aluaduar prej pak ditësh, këngëtarja e kë bërë të ditur përmes një fotoje bardhë e zi në Instagramin e saj teksa po regjistronte në studio përpara mikrofonit. "Është një mrekulli kur dikush të jep mundësinë të gjesh sërish zërin tënd, pa ndonjë arsye apo qëllim përfitimi" ka shkruar artistja në postimin e saj duke iu referuar kështu bashkëpunëtorit të saj të ri "zemërflori", Zedd!