INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS

Zëdhënësi i DASH qesh me ministrin e ri britanik [VIDEO]

Publikuar më: 12:14 14-07-2016

Zëdhënësi i Departamentit të Shtetit amerikan Mark Tonner ka qeshur në konferencën për shtyp kur ka mësuar se Boris Johnson është bërë ministër i Jashtëm i Britanisë.

Por mediat janë treguar më të ashpra.

Uashington Post e ka cilësuar Johnson si “seksist” ndërsa Bloomber shkruan se emërimi i tij është një surprizë.

The Atlantic duke u bazuar te gafat e Johnson, shkruan se “ai duhet të nisë një tur diplomatik në mbarë botën për të kërkuar falje për budallallëqet që ka thënë”.

Këngëtarja Cher është treguar më e ashpër.

“Si mund të vihet ministër një idiot si ai”, shkruan ajo.

Article Logic
Execution time: 0.0034239292144775