Turqia në “sulm” sërisht kundër Gylen. Zëdhënësi i Presidentit turk, Ibrahim Kalin ka thënë në një konferencë për media se nuk do të lejojnë lëvizjen Gylen të marrë frymë e qetë. Sipas tij njësitë e ndërlidhura po bëjnë studime jashtëzakonisht profesionale për të zbuluar persona pranë Gylenit që duan të dëmtojnë Turqinë. Ashtu si edhe më parë, ka shtuar ai, mund të ketë operacione si në Kosovë dhe në shtete të tjera. "Njësitë dhe shoqatat tona të lidhura do të vazhdojnë operacionet pa asnjë ndërprerje. Këtu, unë nuk mund të ju jap detaje se kur do të ndodhin operacionet apo në cilin vend, çdo gjë mund të ndodhë dhe në çdo kohë. Theksoj se ka urdhra shumë të shkurtër të Presidentit tone,” tha Kalin.