Aktori i humorit Zef Deda feston sot 67 vjetorin e lindjes. Pjesë e kësaj dite të veçantë për artistin ishn urimet e shumta ndër të cilët spikat ai i djalit të tij, Jul Deda.
Juli tregon se e vetmja pasuri e babait të tij ishin librat, që të paktën i lexonte për të ushqyer mendjen se për barkun ishte e vështirë.
“Në vitin 1950, Gjyshja ime Luçia solli në jetë një djalë dhe e quajti Zef. Ky djalë u rrit me shumë halle dhe në mes të skamjes. Të vetmen pasuri kishte librat e falur, që i lexonte të paktën për të ushqyer mendjen, se për barkun ishte shumë e vështirë. Gjithsesi ja ku është sot pas 67 vitesh i rrethuar me dashuri dhe krenari. Në fakt ai vetë është krenaria e familjes sonë. U bëfsh 100 vjeç Babushi im. T’du fort Artist.”
Dhe në fund sigurisht nuk mund të mungonin edhe disa nota humori.
“Kujdes: Mos u gënjeni nga shikimi, nuk është aq i urtë sa ka dalë në këtë foto..!”