INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Zeka dhe Konjufca përplasjen ashpër në Kuvend: Hajvan, psikopat!

Zeka dhe Konjufca përplasjen ashpër në Kuvend: Hajvan, psikopat!

Publikuar më: 15:38 31-10-2018

Dy deputetë të parlamentit të Kosovës shkëmbyen fjalë të rënda ndaj njëri-tjetrit gjatë seancës së jashtëzakonshme. Deputeti i Nismës Milaim Zeka sulmoi kolegun e tij të Vetëvendosjes Glauk Konjufcën duke e konsideruar atë të sëmurë mendor  dhe psikopat.  Konjufca tha se Zeka nuk mund të ndjehet i qetë pasi ka dëshmitarë të cilët pohojnë se ai u ka vjedhur para në rastin e dyshuar për mashtrime me viza. Konufca shtoi se vetëm në Kosovë ka mundësi që një njeri i akuzuar të dal në foltore e të flasë si deputet.  “Ti je një psikopat, i sëmur mental, budalla, hajvan", i tha Zeka Konjufcës, duke shtuar se nëse ka vetëm një dëshmitarë, atëherë ai jo vetëm deputet, por as profesionin e gazetarit nuk do ta ushtrojë më. Pas kësaj replike drejtuesi i seancës Xhavit Haliti i tha mos ofendojë dhe kërkoi ndaljen e mikrofonit.

Article Logic
Execution time: 0.0036931037902832