Zelanda e Re është shteti i parë që priti vitin e ri 2017. Si çdo vit, me një spektakël fishekzjarrësh në Aukland, mijëra qytetarë mbushën sheshin kryesor pranë kullën Sky Tower. Pas numërimit mbrapsht, qielli në Zelandë u mbush me fishekzjarrë, në një spektakël të vërtetë.
Ndër vendet e para në botë që kanë hyrë tashmë në vitin 2017, janë edhe ishujt e Kiribatit dhe Samoas dhe pas tyre, edhe Australia e Japonia.
Ndër vendet e fundit që festojnë ndërrimin e viteve, janë ishujt Hauai. Në shumë vende, festa është nën monitorim të fuqishëm dhe masa tepër të larta sigurie nga shërbimet policore.
Më shumë se 1 milionë e gjysmë persona pritet të mblidhen për të parë shfaqjen e hedhjes së 7 tonëve fishekzjarrë.