INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS

Zelandë e Re, Ministri qëllohet me një lodër seksi

Publikuar më: 10:31 06-02-2016

Koncesionet nuk kundërshtohen vetëm në Shqipëri. Ministri i neozelandez i Zhvillimit Ekonomik pati një ditë të keqe këtë të premte, teksa pa t’i fluturonte në fytyrë një lodër seksi.

Steven Joyce ndodhej në një takim pune dhe në momentin që po fliste me gazetarët, ndaj tij fluturon “penisi” ngjyrë rozë që e godet në shenjë.

Akti është marrë përsipër nga një aktiviste që kundërshton një marrëveshje të qeverisë për zhvillimin ekonomik.

“Kjo ishte për përdhunimin e sovranitetit të vendit! Kjo ishte për përdhunimin që po i bën vendit tonë duke shitur të drejtat dhe liritë tona”, u shpreh protestuesja.

Edhe pse i sikletosur, ministri e mori me humor incidentit. “Duhet thënë se këto gjëra nuk ndodhin çdo ditë. Politika të ofron përvoja të reja çdo ditë dhe është një privilegj për mua që jam politikan”, tha ai.

Article Logic
Execution time: 0.0039389133453369