INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
“Zemër m’dogji malli…”/ Dedikim për LOREDANËN? Kënga e re e MOZZIK po bën namin dhe shumë persona e gjejnë veten aty! [VIDEO]

“Zemër m’dogji malli…”/ Dedikim për LOREDANËN? Kënga e re e MOZZIK po bën namin dhe shumë persona e gjejnë veten aty! [VIDEO]

Publikuar më: 13:34 13-12-2019

Mozzik dhe Loredana tashmë prej muajsh janë në qendër të vëmendjes mediatike. Ata u ndanë disa muaj më parë jo vetëm në jetën private, por edhe në atë profesionale. Pas "Dhelpër dinake", Mozzik u rikthye me një tjetër projekt që e publikoi në mesnatë, ashtu siç kishte premtuar. "Zemra ime" mban titullin kënga e re e Mozzikut që vjen me një temë komplet ndryshe dhe prekës. Kënga është pëlqyer shumë dhe ka arritur mijëra shikime. Nuk kanë munguar thashethemet se edhe këtë këngë Mozzik ia dedikon Loredanës duke marrë parasysh tekstin që flet për një ndarje.

Në një njoftim në Instagram, ai u shpreh më herët se të gjithë do ta gjenim veten tek kënga e tij dhe mesa duket reperi e ka mbajtur fjalën.

Mozzik i këndon dashurisë së vërtetë, duke i treguar se askush s’do ta dojë më shumë se ai.

Refreni i këngës: Ku je, ça po ban o zemra ime?

A je zgjut apo rrin n'mendime?

Noshta t'kom lon keq me obligime

Krejt ça po m'mbajnë janë do kujtime

Zemra, zemra ime mos u lëndo

Kam ik pak larg mos u shqetëso

Veç t'lutna për këto gjana mos um fajëso

Se ti e di që si unë asnjë s'të do

Zemër m'dogji malli, vallahi pa ty sun po ja dali

Zemër m'dogji malli, ah kët' jetë ta marrë djalli

Kënga është dëgjuar shumë në YouTube dhe komentet nga fansat janë më të ndryshme, disa e quajnë si dedikim ndaj Loredanës, disa të tjerë si falje, por me siguri vetë Mozzik do na e tregojë në ditët në vazhdim.

 

Article Logic
Execution time: 0.0034821033477783