INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Zemërimi apo trishtimi? Ja cili e rëndon më shumë shëndetin tonë

Zemërimi apo trishtimi? Ja cili e rëndon më shumë shëndetin tonë

Publikuar më: 11:39 14-06-2019

Ndjenjat kanë një ndikim të madh në trupin tonë jo vetëm në mirëqënien emocionale por edhe në atë mendore dhe fizike.

Me siguri ju ka ndodhur të ndiheni të trishtuar por edhe të zemëruar, por a e keni menduar ndonjëherë se cila prej këtyre ndjenjave ju lëndon më shumë dhe e rëndon më shumë shëndetin tuaj?Nuk ka një përgjigje koncize. Me kalimin e moshës të dyja ndjenjat kanë ndikime të ndryshme tek ne. Një gjë të tillë e kanë shpjeguar studiues, psikologë amerikanë.

Në studimin e tyre ata theksojnë se zemërimi mund të jetë më i dëmshëm për shëndetin fizik të të moshuarve se sa trishtimi.Është konstatuar se ndjenja e inatit, mund të rimodulojë reagimin e sistemit imunitar, duke rritur inflamacionin, që lidhet me zhvillimin e sëmundjeve kronike, siç janë sëmundjet e zemrës, artritet dhe tumoret.

“Kur njerëzit plaken, ata nuk mund të kryejnë më shumë nga aktivitetet, që bënin dikur. Dhe kur përjetojnë humbjen e bashkëshortit të tyre, ndjejnë zemërim dhe pikëllim”- nënvizuan ekspertët.Megjithatë, studimi tregoi se zemërimi mund të çojë në zhvillimin e sëmundjeve kronike, ndërsa trishtimi jo.

Siç e tregojnë kërkuesit, inflamacioni në përgjithësi na ndihmon të mbrojmë trupin tonë dhe ta shërojmë atë, por inflamacioni afatgjatë mund të çojë në sëmundje të ndryshme, sidomos në pleqërinë e avancuar.Ata vunë re se trishtimi nuk është i lidhur as me inflamacionin, dhe as me sëmundje të tjera.

Studiuesit arritën në përfundimin, se trishtimi si ndjenjë mund t’i ndihmojë të moshuarit të shkëputen nga qëllimet që nuk janë më të arritshme.

Nga ana tjetër zemërimi, sipas psikologëve është një ndjenjë që mund të ndihmojë njerëzit të motivohen për të ndjekur qëllimet. 

Article Logic
Execution time: 0.0038361549377441