Pemët kanë zemër, ndjenja dhe lëvizin. Mund të duket e çuditshme por ky është rezultati i një studimi të kryer nga shkencëtarët e Danimarkës dhe Hungarisë. Shkencëtarët pas një skanimi me një lazer tokësore kanë zbuluar disa lëvizje dhe rrahje delikate zemre tek pemët dhe shkurret.
Pemët gjatë natës teksa realizojnë një cikël gjumi pësojnë një ulje të degëve dhe pompimit të ujit nëpër të.
Nën vëzhgim u morën 21 lloje të ndryshme pemësh të cilat u mbajtën nën vëzhgim për një kohë të gjatë, shkruan intv.al
Gjatë vëzhgimit ekspertët përdorën disa lazera tre-dimesional me saktësi të lartë gjeografike të cilat zbuluan se pemët pasi binin të flinin realizonin një lëvizje deri në 10 centimetër.
Megjithatë kjo lëvizje nuk ndodhte veç njëherë por ishte periodike e ndikuar në shumë faktorë duke rrezuar kështu dhe teorinë që pemët nuk lëvizin.
Studimi vë në dukje gjithashtu se jo të gjitha bimët kanë të njëjtin orar gjumi por ndryshonte nga lloji, madje disa kishin lëvizje me të shpejta e disa më të ngadalta.
Megjithatë ndryshimi i lëvizjeve nuk shkaktohej vetëm nga gjumi por dhe nga faktorë të tjerë si gjendja shëndetësore.
Ky studim sipas ekipit të shkencëtarëve do ndihmojë shkencën të kuptoj se dhe bimët përjetojnë ndjenja dhe sinjalet që japin janë të rëndësishme për shëndetin e tyre./intv.al/