Rikthimi i ish-ministrit Tahiri sigurisht që sot tërhoqi vëmendje e seancës plenare.
Por ajo që ra në sy edhe mënyrë sesi u prit Tahiri duke sjellë emocion tek mazhoranca sidomos tek deputetet të cilat e kanë përqafuar.
Siç duket edhe nga foto, ish-ministri i Brendshëm është pritur përzemërsisht nga gratë socialiste të kabinetit qeveritar, Mirela Kumbaro (ministre e Kulturës), Lindita Nikolla (minstre e Arsimit) si dhe nga ish-ministrja e Mbrojtjes Mimi Kodheli.
Tahiri mbërriti në Kuvend ndërkohë që seanca kishte nisur. I veshur me xhinse dhe xhaketë, para se të ulej në fund të sallës si deputet i pavarur, ai është përballur i pari me deputetin e PR-së, Fatmir Mediu dhe më pas me kryeministrin Rama.