INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Zemrat e duhanpirësve duan 15 vjet për të rimarrë veten

Zemrat e duhanpirësve duan 15 vjet për të rimarrë veten

Publikuar më: 10:02 07-11-2018

Duhanpirësit që heqin dorë nga konsumimi i cigareve duhet të presin 15 vjet, që rreziku për tu prekur nga goditjet apo sëmundjet e zemrës të kthehet në nivel normal. Në këtë përfundim ka arritur një studim i ri kryer nga ekspertët amerikanë. Studimet e mëparshme sugjeronin se rreziku i goditjes te ish-duhanpirësit stabilizohet brenda pesë viteve, por kërkimet e reja tregojnë se mund të duhet trefishi i kohës që diçka e tillë të ndodhë. Raporti, i cili do të paraqitet javën e ardhshme në konferencën e Shoqatës Amerikane të Zemrës, është i pari që shqyrton lidhjen direkte. Pas analizimit të të dhënave për 8,700 njerëz gjatë 50 viteve,studiuesit zbuluan se nevojiten më shumë se një dekadë që zemrat e duhanpirësve të çlirohen nga dëmtimet e rrezikshme për jetën të nikotinës, duhanit dhe një morie të kimikateve të tjera në cigare. Enët e zemrës dhe të gjakut janë më të shpejta për të rimarrë veten nga dëmtimi i pirjes së duhanit, shpjegon autorja kryesore e studimit Meredith Duncan, një studente doktorature në Qendrën Mjekësore të Universitetit Vanderbilt. Ekipi i Duncan kategorizoi 'duhanpirësit e rëndë' si njerëz që konsumonin çdo ditë një pako cigare për 20 vjet. Te duhanpirësit e rëndë rreziku nga sulmet në zemër llogaritet me 70 për qind. Pas pesë vitesh, ata që e braktisën panë rënie të rrezikut të tyre me 38 për qind në krahasim me ata që nuk e kishin lënë. Por u deshën 16 vjet pas heqjes dorë nga duhani që rreziku i sëmundjeve kardiovaskulare të ish-duhanpirësit të kthehej në nivelin e atyre që nuk e kishin pirë kurrë. Sëmundja e zemrës është vrasësi numër një në çdo vend të botës, duke përfshirë SHBA-në dhe Britaninë e Madhe, ndërsa normat janë në rritje (për shkak të obezitetit, stresit, mungesës së stërvitjes dhe dietave të varfra).

Article Logic
Execution time: 0.0036098957061768