INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Zënka në PD? Basha: Ju tregoj si është e vërteta

Zënka në PD? Basha: Ju tregoj si është e vërteta

Publikuar më: 21:43 21-09-2017

Kryetari i PD, Lulzim Basha në një dalje për mediat pas përfundimit të mbledhjes së kryesisë tha se nuk do të ketë fraksione në PD për aq kohë sa ai do të drejtojë këtë forcë politike.  Basha tha se bashkimi i demokratëve do të bëhet me ata që nuk tradhëtuan demokratët në 25 qershor. 

Kryesia e PD ka dalë me një vendim unanim që ka të bëjë me nisjen e një analize gjithëpërfshirëse që do të përfshijë çdo demokrat dhe çdo simpatizant të kësaj force politike. Në përfundim të mbledhjes së Kryesisë që ka zgjatur 4 orë, Lulzim Basha tha para mediave se ky vendim synon ta kthejë PD në një parti më të fortë. Ai theksoi se është i vendosur “ të bëjë të mundur që zëri i çdo anëtari të PD të dëgjohet”.

Gjatë mbrëmjes së sotme ka pasur raportime se në PD gjatë mbledhjes është zhvilluar një mbledhje me shumë debate.

Basha ka folur në lidhje me zënkat. Ai tha se zënkat dhe debatet janë normale. Basha ka shtuar se PD është e bashkuar, e vetmja shpresë për shqiptarët dhe e bashkuar më shumë se kurrë. “Mbledhja e zhvilluar në PD ka qenë brenda kufijve etikë dhe normalë. PD është e bashkuar dhe se gjithçka zhvillohet për të qenë më mirë PD dhe opozita e vendit. Ne kemi qenë dhe jemi për të qenë kundër kësaj qeverie kriminale.”, tha Basha.

Article Logic
Execution time: 0.0035228729248047