Kur kanë përfunduar kampionatet elitare të futbollit shumë klube po mendojnë të kryejnë transfertat e nevojshme për të përforcuar skuadrat e tyre.
Më poshtë ju njohim me të rejat më të fundit për transferuat e mundshme, shkruan e përditshmja spanjolle ‘AS’.
Cavani – Sulmuesi uruguaian është shumë pranë kalimit tek skuadra e Atleticos. Vendimi pritet të merret pas finales së madhe të Champions Leagues, por Godin ka thënë se Cavani dëshiron të luajë për Atletico Madrid.
Aubameyang – është emri më i lakmuar në Gjermani dhe shumë klube po mendojë për të marrë shërbimet e tij. Për sulmuesin e Dortmundit ka shfaqur interesim edhe skuadra e Realit të Madridit, por në ditët në vijim pritet një përgjigje zyrtare.
Cristiano Ronaldo – ‘yllit’ të Realit i ka mbetur edhe dy vite nga skadimi i kontratës me ‘Los Blancos’. Për 31-vjeçari interesohen shumë klube evropiane por PSG është në ‘pole position’ për të marrë shërbimet e luzitanit. Ende nuk ka një reagim zyrtar të klubit merengues apo të portugezit.
Gotze – Lojtari i Bajernit është shumë pranë kalimit tek skuadra e Liverpool ku pritet të jetë sërish nën urdhrat e trajnerit Jurgen Klopp. Gjigantët anglezë nuk japin më shumë se 25 milionë euro për sulmuesin gjerman fati i të cili pritet të vendoset pas përfundimit të ‘Euro 2016’./ Syri.net