Zëvendës ministrja e mjedisit, u shpreh në emisionin Kolaudim në In Tv, se ndërgjegjësimi i personave kundrejt mjedisit në raport me mbetjet është një ndër problemet më të madha.
Ajo u shpreh se 3 aspektet që duhen trajtuar janë, parandalimi, rehabilitimi dhe pastrimi nga mbetjet. Gjithashtu Çuçi u shpreh se të gjithë duhet të mundohen të sistemojnë mjedisin rreth e rrotull tyre, të kujdesen dhe ta ruajnë atë çka është e përbashkët për të gjithë.
Gjithashtu zëvendës ministrja e mjedisit, theksoi se të gjithë duhet të mbjellin pemë sepse është e domosdoshme.
Për më shumë shikoni videon e mëposhtme: