Ai është një nga figurat më polemike, që tërheq vëmendjen qoftë me deklaratat qoftë me veprimet e tij.
Bëhet fjalë për zëvendëskryeministrin Italian Matteo Salvini i cili këtë herë është shfaqur si DJ.
Në një video tashmë të shpërndarë në media Salvini njëkohësisht edhe ministër i Brendshëm duket duke argëtuar me muzikë pushuesit, e ku nuk mungojnë edhe vajzat me bikini.
Në një moment turma këndon me Salvinin himnin kombëtar ndërsa spektakli tërhoqi reagime të përziera në mediat sociale, me disa duke lavdëruar shpirtin argëtues e të dashur të ministrit, ndërsa të tjerët duke e konsideruar jo fort serioze nga ana e tij.