INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Zëvendësministri Çipa: Nuk ka fluks shkarkimesh në polici

Zëvendësministri Çipa: Nuk ka fluks shkarkimesh në polici

Publikuar më: 15:10 05-06-2017

Zëvendësministri i Brendshëm, Stefan Çipa ka hedhur poshtë zërat për shkurtim të numrit të punonjësve të Policisë së Shtetit pas ardhjes në këtë detyrë të ministrit teknik, Dritan Demiraj. Sipas Çipës, shkarkimet e vetme që ndodhin në Policinë e Shtetit vijnë vetëm kur ata shkelin ligjin. Këtë deklaratë ai e bëri pas një takimi që zhvilloi në Drejtorinë e Policisë të Qarkut Gjirokastër.

‘’Ndëshkime në radhët e Policisë ka pasur në vazhdimësi, pasi për ta bërë Policinë e Shtetit nga institucioni më pak i besuar në institucionin më të besuar, kuptohet që ka pasur edhe masa ndëshkimore. Por doja të përmendja që numri prej afërsisht 11 mijë punonjës Policie që kanë qenë, me urdhrin numër 258 datë 19.05.2017 të Ministrit të Punëve të Brendshme është implementuar në strukturën aktuale të Policisë së Shtetit. Doja të thosha që ky numër aktual i Policisë së Shtetit me miratimin e strukturës është vetëm i mbrojtur dhe nuk ka absolutisht asnjë shkurtim. Pra, numri është ky që ka qenë. Punonjësit e Policisë janë pozicionuar të gjithë tashmë në strukturat e tyre, në bazë të gradës, në bazë të punës që bëjnë në Policinë e Shtetit’’, theksoi zv.ministri i Brendshëm.

Çipa ka kërkuar që punonjësit e Policisë së Shtetit dhe Gardës të zbatojnë urdhrin duke mos u përfshirë në aktivitete politike.
‘’I ndalohet kategorikisht çdo punonjësi policie që të jetë një anëtar i një force politike, të kontribuojë për një forcë politike si në pjesëmarrje, si financiarisht. Më qëllim që siç ka qenë dhe urdhri i Kryeministrit, strukturat e policisë janë angazhuar totalisht që të mos përfshihen absolutisht asnjë, jo vetëm brenda orareve zyrtare sepse për oraret zyrtare ka pjesë të administratës publike. Ndërsa strukturat e Policisë, Garda e Republikës nuk do përfshihen”-deklaroi Çipa.

Article Logic
Execution time: 0.0036008358001709