Ditën e sotme gjatë mbledhjes së qeverisë janë emëruar 2 zëvendës ministrat e rinj të Arsimit, Rinisë dhe Sporteve.
Burime për mediet nga mbledhja bëjnë me dije se dy zv. ministrat e rinj janë Redi Shtino dhe Lorena Haxhiu.
Shtino dhe Haxhiu kanë zëvendësuar Besa Shahinin e cila tashmë është emëruar ministre e Arsimit dhe Taulant Mukën i cili dha dorëheqjen nga posti i zv. ministrit.