INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Zëvendëspresidenti i Parlamentit Europian, nuk pajtohet me ndryshimet e kufijve Kosovë-Serbi

Zëvendëspresidenti i Parlamentit Europian, nuk pajtohet me ndryshimet e kufijve Kosovë-Serbi

Publikuar më: 09:19 03-01-2019

Zëvendëspresidenti i PE, Rainer Wieland ka qënë në Kosovë. Ai tha nga Prishtina se mundësia e ndryshimit të kufijve ndërmjet Kosovës e Serbisë, nuk do të ishte ide e mirë.
Wieland i bëri këto komente pas një takimi pasditen e djeshme me Kryeministrin e Kosovës, Ramush Haradinaj, në të cilin është diskutuar për sfidat me të cilat pritet të përballet Kosova gjatë vitit 2019.
Zëvendëspresidenti Wieland tha se arritja e një marrëveshjeje përmes ndryshimit të kufijve nuk do të ishte ide e mirë.
“Pothuajse fjalë për fjalë i thash kryeministrit tuaj se në momentin e parë që kam dëgjuar që njerëzit po propozonin ndryshimin e kufijve duke u bazuar në disa marrëveshje, unë isha shumë i dëshpëruar, por u ndjeva shumë i lumtur nga qëndrimi i kancelares Angela Merkel dhe të koalicionit tonë qeverisës që e sqaruan se ne nuk mendojmë se është një hap i mirë për të ndryshuar kufijtë”, tha ai duke shtuar se ndryshimi i kufijve mund të sjellë më shumë probleme se sa arritje.
Sipas mediave në Kosovë, Wieland bëri thirrje ndërkaq që të mos premtohen afate për liberalizimin e vizave për qytetarët e Kosovës.

Article Logic
Execution time: 0.0035040378570557