INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Zëvendëspresidenti i SHBA-ve:

Zëvendëspresidenti i SHBA-ve: "Uashingtoni do mbrojë shtetet baltike nëse kërcënohen nga Rusia"

Publikuar më: 17:51 31-07-2017

Nënpresidenti i SHBA Mike Pence ka riafirmuar angazhimin e Uashingtonit ndaj sigurisë së shteteve baltike nëse përballen me ndonjë agresion nga Rusia. Duke folur në Estoni, ai e quajti Rusinë kërcënimin më të madh të sigurisë, duke u thënë aleatëve të NATO-s se "një sulm ndaj njërit prej nesh është një sulm mbi të gjithë ne." Vërejtjet vijnë mes tensioneve në rritje ndërsa Rusia po urdhëron një ulje në numrat e stafit diplomatik amerikan. Presidenti rus Vladimir Putin ka urdhëruar largimin e 755 diplomatëve amerikanë nga vendi. Ky veprim ishte si hakmarrje për sanksionet e reja të SHBA kundër Rusisë. Shtetet Baltike; Estonia, Lituania dhe Letonia arritën të gjitha pavarësinë si rezultat i shpërbërjes së Bashkimit Sovjetik. Ato janë treguar gjithnjë e më të kujdesshëm ndaj Rusisë që nga aneksimi i gadishullit ukrainas të Krimesë në vitin 2014. Këto vende mbështeten në aleancë NATO e cila do tu që vijnë në ndihmën e tyre në rast të ndonjë veprimi rus. Ishin ngritur dyshime rreth angazhimit të Presidentit Trump për parimin kyç të NATO-s, për mbrojtje të ndërsjellë, pasi ai nuk e përmendi atë gjatë një vizite në selinë qendrore të NATO-s në Bruksel në maj. Në vend që të fliste për mbrojtjen ai tha se anëtarët e tjerë nuk po shpenzonin mjaftueshëm për mbrojtjen. Por ky deklarim i zëvendëspresidentit Pence tregon qartë se SHBA është e gatshme të angazhohet në mbrojtjen e vendeve baltike.

Article Logic
Execution time: 0.0039041042327881