INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Zgjaten sërish procedurat për azilkërkuesit në Gjermani

Zgjaten sërish procedurat për azilkërkuesit në Gjermani

Publikuar më: 11:20 01-11-2017

Numri i rasteve të azilkërkuesve që trajtohen nga zyrat e emigracionit në Gjermani kanë rënë në mënyrë drastike. Në fillim të këtij viti Zyra Federale për Migracionin dhe Refugjatët, BAMF arrinte të trajtonte në muaj deri në 50.000 kërkesa të azilit. Gazeta "Nürnberger Nachrichten" shkruan se kjo shifër tani ka rënë në 15.000-18.000 raste. Deri në fund të vitit zyra e emigracionit duhet të trajtojë edhe 44.000 kërkesa për azil. Por kësaj shifre i shtohen nga muaji shtator i janë shtuar edhe 52.000 kërkesa të mbetura si edhe 48.000 kërkesa të reja për azil. Situata duket se është rënduar më shumë nga fakti që ende kanë mbetur pa shqyrtuar raste nga viti i kaluar. Fillimisht ishte menduar që kërkesat e majit të vitit 2016 të kishin marrë fund së trajtuari këtë vit. Ngadalësimi në procesin e trajtimit të kërkesave për azil lidhet me uljen e numrit të vendeve të punës aktualisht në BAMF. Ky problem është ngritur disa herë nga drejtuesit e Zyrës Federale. Probleme shfaqen edhe në ofrimin e kurseve të integrimit. Në shtator arritën të gjenin një vend në kurset e integrimit, 28.000 vetë, që përbën vetëm gjysmën e kërkesave aktuale për kurse integrimi. Mesatarisht azilantët duhet të presin gjashtë muaj për të gjetur një vend në kursin e integrimit.

Article Logic
Execution time: 0.0036609172821045