INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Zgjidhet pasuesi i Mariano Rajoy-t

Zgjidhet pasuesi i Mariano Rajoy-t

Publikuar më: 09:50 22-07-2018

Partia Popullore Konservatore e Spanjës ka zgjedhur Pablo Casado si kryetarin e saj të ri. Cosado zëvendëson ish-kryeministrin Mariano Rajoy, i cili rrëzua në një votim mosbesimi në qershor, pasi autoriteti i tij u dëmtua nga një skandal korrupsioni që përfshinte zyrtarët e PP. Rajoy u largua si kreu i partisë. Në votimin e të shtunës, Pablo Casado mundi kundërshtaren Soraya Saenz de Santamaria me 1,701 kundrejt 1,250 votave që mori rivalja e tij nga ligjvënësit dhe anëtarët e tjerë të lartë të PP-së.
Soraya Saenz de Santamaria shërbeu si zëvendëskryeministre e ish kryeministrit Mariano Rajoy gjatë periudhës së tij gjashtë-vjeçare në detyrë, në krye të qeverisë spanjolle.
Casado u bë kryetari më i ri i Partisë Popullore, pasi është vetëm 37 vjeç, ndërsa u tha anëtarëve në fjalimin e tij të pranimit, se: "PP është kthyer. Nuk mund të humbim asnjë minutë duke folur për veten tonë. Ne duhet të fillojmë përsëri të flasim për Spanjën”.

Article Logic
Execution time: 0.003676176071167