INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS

Zgjedhja e presidentit. Votimi i parë në 19 Prill, duhen 84 vota [VIDEO]

Publikuar më: 16:09 13-04-2017

Konferenca e kryetareve ka përcaktuar datën e votimit për zgjedhjen e Presidentit të Ri të Shqipërisë. Në 19 prill do të zhvillohet raundi i parë i votimit. Kuvendi i Shqipërisë ka nisur kështu procedurat për zgjedhjen e Presidentit që do të  zëvendësojë presidentin në detyrë Bujar Nishani mandati i të cilit përfundon më 24 korrik. Kryetari i Kuvendit Ilir Meta bëri të ditur se raundi i parë i votimit të presidentit të ri kërkon një shumicë prej 84 votash. Ndërkohë ende nuk ka një emër konkret të propozuar për të kandiduar në këtë post, përtej deklaratave si ajo e ministres Mimi Kodheli që është shprehur e gatshme për të qenë kandidaturë. Konferenca u mblodh pas letrës dërguar kryetarit të kuvendit, zotit Ilir Meta ditën e mërkurë  nga kreu i grupit parlamentar të PS-së Gramoz Ruçi. PS propozoi 19 prillin si raundin e parë te votimit për zgjedhjen e Presidentit. Drejtoria e Shërbimit Juridik pranë Kuvendit të Shqipërisë sqaroi më herët se nisja e procedurave për Presidentin e ri bëhet nga data 13 prill deri më 9 korrik 2017.

Article Logic
Execution time: 0.0035650730133057