Menjëherë pas zgjedhjes së Gramoz Ruçit si kryetar i Kuvendit të Shqipërisë dhe deklaratës së Edi Ramës, ka ardhur reagimi i LSI-së.
Si fillim, kreu i grupit parlamentar Petrit Vasili sulmoi Ramës me anë të një statusi në Facebook, ku shkruan:
Ky kryeministër pazarxhi.
Po si nuk u bë xhanëm kryeminister ky që rastësisht kemi.
Ngordhi nga qejfi të blejë vota, i shkoi jeta shit e bli.
Nuk ngrihet dot mbi nivelin e tregtarit dhe pazarxhiut provincial, që blen patate dhe në fund i del pras.
Megjithatë ky shkollëpakti harron atë që thotë populli "balo të hëngërt tënja e ke të keqen brenda".
Ndërkaq edhe deputetja e LSI-së, Kejdi Mehmetaj nëpërmjet një statusi të bërë po në Facebook ka shënjestruar kryeministrin Rama ku ndër të tjera e quan si kryeministër të maxhorancës të blerë me paratë e drogës.