INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Zgjedhje paradoksale me një kandidat/ Kreu i ri i Akademisë së Shkencave emër i njohur i politikës[FOTO]

Zgjedhje paradoksale me një kandidat/ Kreu i ri i Akademisë së Shkencave emër i njohur i politikës[FOTO]

Publikuar më: 15:01 24-05-2019

Akademia e Shkencave një nga institucionet më të akuzuar nga Kryeministri Rama, i cili pak kohë më parë paralajmëroi, që do ta shkrinte ka zhvilluar zgjedhjet për kreun e saj. Në fakt që në nisje të procesit u pa qartë se nuk pati garë, pasi ka patur një kandidat të vetëm që doli e fitues. E ai është nga radhët e politikës, Skënder Gjinushi, i cili është dhe Kreu i Partisë Social Demokrate. Këto zgjedhje mund të themi se janë paradoksale, pasi asnjë akademik me përvojë nuk synoi të jetë drejtues për shkak të shumë problematikave, që ky institucion ka. Në votim morrën pjesë 43 anëtarë, 32 ishin të pranishëm në sallë, kurse 11 votuan me postë. Akademiku Artan Fuga ishte i vetmi që nuk votoi dhe e denoncoi me forcë, kandidaturën e Gjinushit, pasi e sheh si njeri të zgjedhur politikisht. Zgjedhjet për këtë institucion të rëndësisë së lartë u kritikuan dhe nga opozitarët. Luçiano Boçi e ka quajtur kryetarin e ri mbetje të dikaturës.

votim.jpg

tim_1.jpg

Article Logic
Execution time: 0.0036242008209229