INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Zgjedhje parlamentare në Spanjë, rritet frika për fitoren e ekstremit të djathtë

Zgjedhje parlamentare në Spanjë, rritet frika për fitoren e ekstremit të djathtë

Publikuar më: 17:37 28-04-2019

Në Spanjë po votohet për zgjedhjet e përgjithshme. Votimet kanë nisur në ora 9:00 sipas kohës lokale dhe pritet të përfundojnë në ora 20:00. Këto janë zgjedhjet e treta në katër vjetët e fundit.

Fushata për zgjedhjet është karakterizuar me rritjen e lëvizjes së të djathtës ekstreme, Vox, e cila kundërshton multikulturalizmin dhe ka kërcënuar se do të heqë të drejtën e vetëqeverisjes për rajonet, të tilla si Katalonja.

Kryeministri socialist, Pedro Sanchez e ka paraqitur veten si person që kundërshton rritjen e të djathtës ekstreme, shkruan Rel.

Sipas sondazheve, Partia Socialiste e kryeministrit Sanchez do të udhëheqë në këto zgjedhje, por nuk do të mund të qeverisë e vetme pa koalicione, pasi asnjë grup nuk do të mund të fitojë një shumicë në parlament.

Një sondazh i gazetës El Pais, tha se Partia Socialiste do të fitojë 30 për qind të votave, pasur nga Partia Popullore Konservatore me 20 për qind, Cuidadanos e qendrës së djathtë dhe partia e majtë, Podemos me nga 14 për qind. Ndërkaq, lëvizja Vox, sipas këtij sondazhi prite të fitojë rreth 11 për qind të votave.

Një nga çështjet që ka mbizotëruar fushatën zgjedhore është e ardhmja e Katalonjës. Ky rajon gjysmë-autonom kishte mbajtur një referendum për pavarësi në tetorin e vitit 2017 dhe kishte shpallur pavarësinë nga Spanja disa javë më vonë.

Article Logic
Execution time: 0.0036430358886719