Po ju kë do zgjidhnit?
Që të dyja vajza të bukura dhe me forma perfekte. Njëra brune, tjetra bjonde. Të dyja modele dhe shumë të komentuara në rrjetet sociale. Për të gjithë do ishte e vështirë të zgjidhte se kush është më e mirë mes Rashelit dhe Kejvinës, e këtu nuk bën përjashtim as Ermal Mamaqi. Rashel Kolaneci, ish pjesëtare e “Xing me Ermalin” u rikthye si e ftuar në emision të shtunën që lamë pas ku tha deklarata që s’i kishim dëgjuar më parë.
Në një moment Ermali improvizoi një skenë sikur e kishte marrë malli për Rashelin dhe vajza seksi i thotë tregoi të gjithëve se kë do më shumë në emision. Ermali nuk u përgjigj dhe menjëherë u shfaq Kejvina e cila i bëri të njejtën pyetje moderatorit të njohur. Por për t’ia bërë më të vështirë Mamaqit, në studio u shfaq edhe këngëtarja Olimpia e cila i tha të tregonte të vërtetën se kë do më shumë.
Por për fat të keq, Ermali nuk tha asnjë emër, por zgjodhi të pinte një birrë me çunat dhe u tha gocave: Mos më çani kokën. /intv.al